Konkursi Videmokraci 2, u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve të Gjimnazeve Kristoforidhi dhe Dhaskal Todri të qytetit të Elbasanit.
Videmokraci 2 frymëzoi të rinjtë e Elbasanit të mendojnë në mënyrë krijuese rreth çështjeve të qeverisjes lokale, të mjedisit, hapësirave publike, barazinë gjinore etj dhe të përdorin videon si mënyrë për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në komunitetet e tyre dhe të përçojnë mesazhe në rrethet e tyre.
Me anë të videove, ata patën mundësi për të treguar këndvështrimin e tyre, per t’i folur qytetit të tyre, dhe për ta bërë qytetin të flasë..
Në angazhimin e tyre me video u përpoqën të ndërgjegjësojnë shoqërinë elbasanase që pjesëmarrja aktive e të rinjve sjell vlera të reja në jetën sociale, kulturore dhe politike, për të ndërtuar një shoqëri më demokratike dhe tolerante.
Nisur nga mundësia e jashtëzakonshme që ofron media sociale për shpërndarjen e mesazhit dhe informacionit, arritëm një audiencë të lartë në mënyrë duke rritur vizibilitetin e aktiviteteve të Videmokracisë 2 në Elbasan dhe më gjerë.
Fitues të konkursit u shpallën Bleona Ballkoçi për videon me titull: “Environmental Protection” (çmimi i Jurisë), Joana Panxhi Gender Equality (çmimi i Jurisë).
Pas një garë të fortë dhe emocionale, duke bërë një përjashtim nga rregulli i edicionit të parë, çmimi i publikut u shkoi dy videove:
Njerëzit” vs Kafshët me autor Redis Halili, “POWER” me autor Alban Boshku.
Konkursi “VideMokraci 2” u organizua nga Art Kontakt dhe financuar nga Heinrich Böll Foundation