Nga 1-4 Shkurt 2019, në Durrës nisi projekti “Videmocracy”, projekt i cili financohet nga programi Erasmus Plus i Bashkimit Europian.

Projekti ‘Videmokraci’ synon të rrisë rolin e të rinjve në proçeset vendimarrëse që i përkasin të tashmes dhe të ardhmes Europiane, forcimin e aftësive të tyre si aktorë të angazhuar në proçeset demokratike. Projekti ka në fokus çështjet e përfshirjes demokratike, pjesëmarrjen aktive dhe qytetarinë Europiane të të rinjve. Pjesëmarrja e tyre aktive veçanërisht në një kohë kur Euroskepticizmi është realitet, mer një rëndësi të veçantë. 


Sidoqoftë, here pas here për të rinjtë bëhet e koklavitur të kenë interes në përfshirje në debate mbi politikat publike, ndaj ne po marrim në konsideratë pikëpamje të shumta që u japin mundësi të shprehin opinionet përmes mënyrave krijuese siç është video, një mjet komunikimi që mund të kuptohet lehtësisht nga kategori të ndryshme sociale, në një epokë në të cilën identiteti vizual është një mënyrë e rëndësishme komunikimi. 


Gjatë “Kick-Off” u dha një pasqyrë e axhendës së projektit dhe u nxitën diskutime midis organizatave partnere të nuk kishin punuar së bashku më parë. Ekipit pjesëmarrës iu shpjegua qëllimi i projektit, rezultatet e pritshme, aktivitetet dhe vizionin i tyre mbi rëndësinë e projektit në të ardhmen. Përfaqësuesit nga secila organizatë partnere u udhëzuan të ngrejnë një plan veprimi në lidhje me përgatitjen, zbatimin, shikueshmërinë, shpërndarjen dhe promovimin e aktiviteteve. Bazuar në ekspertizën e çdo partneri u ndanë rolet e tyre në mënyrë të atillë që secili të përmbushë detyrat e veta. Ekipi ndërkombëtar mori përgjegjësitë për të kontaktuar me OJQ të vendeve dhe rajoneve të ndryshme që punojnë në EDNJ dhe në konceptin e demokracisë në mënyrë që të përhapin rezultatet e projektit. Ekipi ndërkombëtar mori përgjegjësitë për të kontaktuar me OJQ të vendeve dhe rajoneve të ndryshme që punojnë në EDNJ me konceptet e demokracisë, në mënyrë që të përhapin rezultatet e projektit. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu çështjet financiare dhe shpërndarjen e granteve për secilin partner dhe rregullat që duhen ndjekur.