Një çati për kulturën – nisim kështu një sipërmarrje që do t’i rikthejë Kukëlit (Shkodër) dhe kompleksit muzeal të Mjedës, një hapësirë për kulturë, art dhe ekonomi të qëndrueshme.
Na duhen të gjitha përpjekjet e mundshme për ta restauruar çatinë e godinës së vjetëruar që ndodhet pranë kompleksit muzeal të Ndre Mjedës, me synimin për t’ia ridhënë këtë hapësirë vendasve me një jetë të re e aktive. Prej kesaj godine është frymëzuar poezia e famshme “Andrra e Jetës” dhe rehabilitimi i çatisë respekton traditën e ndërtimeve të zonës. E kështu fillon dhe ëndrra jonë për ta kthyer kompleksin e Mjedës në një nga pikat më domethenëse kulturore të Zadrimës.
Të ftuar nga Dom Nikë Ukgjini që administron hapësirën muzeale, na sjell pranë vëmendjes godinën e vjetëruar përbri, çatia e së cilës është në nevojë urgjente për restaurim, ndaj ju ftojmë secilin prej jush të kontribuojë në vegzën https://www.youtube.com/watch?v=yXBQlz6Oar8 dhe të mësoni më me detaje mbi planet dhe të ardhmen për ndërtesën pas restaurimit të çatisë.
Një kontribut sado i vogël nga secili na çon më pranë realizimit të këtij synimi. Dhuro edhe ti tani: