Në krahët e luanit

posted in: Aktivitete | 0

himare

22 Korrik 2006 ora 21.00, Himarë – Koncert i “Galere di Fiandra e di Siria”

dhe “donpasta.selecter” (FOOD SOUND SYSTEM) shiko “Ne krahet e luanit…

http://www.sullealidelleone.it/

23 Korrik 2006, Shkodër

GALERE DI FIANDRA E DI SIRIA

Galeret ishin anije te Republikes se Venedikut qe rreth gjysem shekulli me pare kapercenin ujerat e Mesdheut dhe te nje pjese te Atlantikut per te transportuar nga nje ane ne tjetren te botes. Udhetimet ne Lindje arrinin ne brigjet e Frances, te Spanjes, Afrikes dhe Anglise, si dhe ato te lindjes se Mesme.

“Keto udhetime te vjetra behen per ne muzikantet e sotem veneciane, metaforë e nje udhetimi detar muzikor permes kulturave, koheve te vendeve qe jane prekur nga keto lundertare: reelse, balata “kelltesh”, melodi mesjetare te Frances, Gjermanise dhe Spanjes, tarantelat e Italise se Jugut, ritme ballkanike dhe sllave dhe për te arritur deri te melodite arabo-andaluze, siriane, turke, greke-rebetike. Ashtu si cdo udhetar qe sjell me vete nga territore te largeta kujtime qe pastaj i ruan me kujdes prane sendeve te shtepise, ne te njejten menyre ne bashkojme traditen dhe eksperimentimin me origjinen tone dhe me background- in tone”…

Në “Krahët e luanit”, është një projekt kulturor, i cili ka si qëllim të risjellë historinë e popujve që kanë jetuar dhe përshkuar brigjet e detit Adriatik. Një varkë me vela e viteve 60’ do të niset nga Venecia dhe do të arrijë në Greqi, duke prekur brigjet e bukura dhe tërheqëse të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Vende që i përkasin të marrëdhënieve tona të vjetra dhe që për rreth pesëdhjetë vjet kanë qenë të ndërprera, tani më në fund shikojnë drejt së ardhmes.

“Qëllimi ynë, është t’i njohim me të njëjtën largpamje si udhëtarët e vjetër venecianë. Duam të ulim spirancën për të prekur me duar atë që ka qenë e mënjanuar dhe keqkuptuar, të hapim një udhë për të kapërcyer një nga pengesat e pakta që kanë mbetur dhe të kthehemi si lundërtarët e vjetër, në lundërtarë të historisë dhe kulturës.

Ne duam t’a përshkojmë këtë udhë antike tregtarësh dhe udhëtarësh, duke hapur kufijtë, që në shekullin e njëzetë kanë qenë të mbyllur nga ideologjitë dhe luftrat, dëshirojmë të bëjmë që Adriatiku të kthehet në atë urë midis njerëzve dhe kulturave të ndryshme që ka mbartur prej dekadash të tëra. Dhe këtë do ta bëjmë me një mjet të vjetër transporti, sa vetë udhëtimet: varkën…”

Programi

Pritja e ekuipazhit venecian

Vizita në Kalanë Rozafa, Fototekën Marubi, Liqenin e Shkodrës (filmime, intervista)

Ora 20.30 – Konsullata Italiane, Shkodër

Hapja e veprimtarisë:

-Konsulli i Konsullatës të Italisë Roberto Orlando i cili do të dekorojë me cmimin O.M.R.I dy punonjësit e Konsullatës, znj. Roseta Cedroni dhe z. Antonio Zeffiro

-Kryetari i Bashkisë, Shkodër

-Gazetari i “il Gazzettino dhe ideator i projektit kulturor “Në krahët e luanit”, Maurizio Crema

-President i Fondacionit EDS, Renis Tërshana
Koncert i grupit venecian “Galere di Fiandra e di Siria”
Koncert me ansamblin e këngës popullore qytetare shkodrane
Performanc multimedial i performër “Don Pasta” (kushinë live, poezi, dj-set dhe video)

Vijon një koktejl

Me mbështetjen e Fondacionit EDS

Sponsor: R&T Group, Marco Polo System

Falenderohet: Konsullata Italiane në Shkodër dhe konsulli Roberto Orlando, Creativity City, Ra studio

Realizon: Shoqata kulturore italo-shqiptare A.N.I.A

Drejtues projekti: Andi Tepelena

Zyra e shtypit:

Nerajda Berisha ( Fondacioni EDS)

tel 04 238977, fax: 04 274605, email info@eds-foundation.org

Leave a Reply