27 prill 2005, ora 17.30
Auditorium Santa Margherita-Venecia
Kordinuan Andi Tepelena, Artan Filo
Programi
Alessandro Scarsella (kërkues shkencor) Hapja e punimeve
Eldon Gjikaj (kritik letrar) Prezantimi i revistës Aleph
Gentian Cocoli (poet/editor) Duke filluar nga lugina ime
Parid Teferici (poet/piktor) IperAtrofie: poezia e re shqipe
Lexime poezie nga Maria Colonnello(aktore)
projektime të fotove imazhe të Albes Fushës (fotograf)
Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte bërja e njohur e poezisë shqiptare, pas viteve 90-të, te lexuesi i italian. Të pranishmit theksuan origjinalitetin e poezisë së grupit të krijuesve të viteve 90-të të cilët sot janë autorë të disa veprave letrare dhe kujdesit që ky brez krijuesish i ka kushtuar gjuhës poetike dhe formave poetike moderne.
Pjesë e veprimtarisë ishte edhe një ekspozitë pikture e Parid Tefercit, në mjediset e sallës ku u realizua konferenca.
Kjo veprimtari u realizua falë mbështetjes së Universitetit të Venecias Ca`Fosacari, Fondacionit EDS dhe në bashkëpunim me Klubin Aleph.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.