EUIMAGE: Imazhe dhe propaganda

posted in: Aktivitete | 0

EUIMAGE

Imazhe dhe propaganda: stereotipet kombëtare në Europe nga Lufta e Parë Botërore deri në ditët e sotme.

Më 29 Qershor, ora 19.00, tek Destil Tirana u prezantua projekti Euimage dhe u inaugurua ekspozita dedikuar këtij projekti.

Projekti Europian EUIMAGE i dedikohet lidhjes midis imazhit dhe propagandës të Luftës së Parë Botërore dhe stereotipeve kombëtare bashkohore është kthyer në një eskpozitë shëtitëse të përbërë nga karikatura satirike, postera, fotografi historike dhe komente nga nxënës, studentë, qytetarë shqiptarë dhe të huaj, dhe ekspertë të Art Kontakt (Shqipëri), Università degli studi di Trieste (Itali), Sapienza Università di Roma (Itali), VMU International Kaunas (Lituani), Freie Universität, Berlino (Gjermani), Villa Vigoni – Centro Italo-Tedesco per l’eccellenza europea.

Ekspozita përbëhet nga një përzgjedhje me karikaturatura satirike të përzgjedhur nga arkivat digjitale në funksion të ekspozitës. Imazhet dhe tekstet janë kombinuar në formën e një gazete për të nënvizuar karakterin e fortë didaktik të projektit dhe për ta bërë qarkullimin e ekspozitës në vendet e partnerëve evropianë të thjeshtë dhe intuitive. Kjo ekspozitë synon të nxisë një reflektim mbi Evropën e njëqind viteve më pare, por dhe Europën e shekullit 21 nën një paqe të brishtë.

EUIMAGE, realizohet në kuadër të projektit “New Nations – New National Stereotypes: Lessons from WWI to overcome national stereotypes in the EU” i financuar nga Bashkimi Europian përmes programit “Europa për Qytetarët- Kujtesa Historike”

Partenerë:

Art Kontakt (Shqipëri)
Comune di Cinisselo Balsamo (Itali)
Università degli Studi di Trieste (Itali)
Sapienza Università di Roma (Itali)
Università di Kaunas ( Lituani)Freie Universität, Berlino, (Germania)

Villa Vigoni – Centro Italo-Tedesco per l’eccellenza europea