Artivizëm

posted in: Aktivitete | 0

Më datë 10 Maj 2019, u inagurua tek Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana), ekspozita finale e projektit ARTIVIZËM, ku u ekspozuan punët e realizuara nga artistët bashkëhorë Alketa RamajRomeo KodraErgin Diver Santi ZaloshnjaSokol PeciAni Muraku, Jorgjia Kallo (Xhia Ka), Ajet Rira.

Qëllimi i ‘ArtiVizëm’ është tu japim mundesi artistëve të afirmuar, por dhe amatorëve të rinj krijues, aktivistë të shoqërisë civile të nxjerrin në pah problematika ne lidhje me shërbimet publike pranë zones/komunitetit ku jetojnë, apo edhe cështje në lidhje me mjedisin, trashëgiminë kulturore, kohezionin social, apo degradimin urban të qyteteve përmes formave simbolike te shprehjes të artit urban si: video, street art, postera, fotografi, instalacione, performanca etj. Artivizëm ka qëllim t’i kthejë qytetarët në aktorë të ushtrimit të presionit qytetar ndaj autoriteteve dhe të forcojë rolin e pjesëtarëve të komunitetit, duke i detyruar institucionet të shohin më tepër nga qytetari.

Projekti u organizua nga Art Kontakt

U mbështetet nga Leviz Albania