Nga data 3-11 Prill, Durrës, u zhvilluan aktivitetet me pjesëmarrës të rinj nga Ballkani dhe Turqia në kuadër të projektit ‘Videmocracy’.
Në sesionet informuese u
trajtuan pjesëmarrja rinore, shkallët e pjesëmarrjes, të drejtat njerëzore dhe
demokracia sipas Komisionit Evropian dhe në fund mësimi ndërkulturor në
formatin e edukimit jo formal në programin Erasmus.
Sesioni i parë u fokusua mbi konceptet e Qytetarisë Europiane dhe Qytetarisë së
Bashkimit Europian. I dyti u thellua mbi katër
dimensionet e qytetarisë të trajtuara sipas strategjive të BE-se dhe Këshillit
të Evropës. Dy sesionet e fundit u bazuan në punë praktikë krijuese me video,
posters, foto kolazhe etj ku pjesëmarrësit krijuan produkte për të promovuar
pjesëmarrjen e të rinjve si qytetarë aktivë në demokraci.
Në fund të aktiviteteve u prezantuan projekt idete
të reja, u punua mbi krijimin e një strategjie për promovimin e projektit në
nivele të ndryshme, pune që më pas do ta bëjnë pjesemarresit dhe gjithë
organizatat partnere.
Programi u mbyll me vlerësimin e gjithë trajnimit dhe u ndanë çertifikatat për pjesemarrjesit.
Trajnimet u udhëhoqën nga ekspertë të programit Erasmus Plus +, Ira Topalli, Ergys Kana Gezka
Kordinoi Silvia Dervishi
Projekti organizohet nga Art Kontakt
Projekti financohet nga Programi i Bashkimit Europian Erasmus+
Partnere:
Art Kontakt, Shqipëri
Blink Kosovo, Kosovë
Udruzenje Svetlost, Serbi
Bolu Youth Association, Turqi
Mladi Volunteri, Bosnie Hercegovinë
Mladezhko evropeisko obshtestvo, Bullgari
Minority Leaders for Society- MLS, Maqedonia e Veriut