Projekti “VideMokraci”, është një instrument advokacie për promovimin/ndryshimin progresiv të vlerave të demokracisë lokale nëpërmjet artit. Në këtë proces pritet të kontribuojnë afërsisht 150 të rinj të moshës nga 16 deri në 23 vjeç të Qarkut Tiranë.
Me një insta-film, jo më të gjatë se 2 minuta, të rinjtë do të sjellin në fokus çështje të demokracisë vendore, korrupsionit, trasparencës, mbrojtjes të mjedisit, hapesirave publike, etj, pranë zonave dhe komuniteteve ku të rinjtë jetojnë.
“VideMokraci” është një projekt i financuar nga Leviz Albania, projekt i cili synon forcimin e demokracisë vendore për qytetarët e vendit tonë.
Website i projektit: www.alipasha.al