Arti bashkëkohor shqiptar po bëhet një nga pikat e referimit kulturor në Europë falë shumë artistëve të rinj të përfshirë në kërkimin e përmbajtjeve të reja dhe formave të shprehjes. Shumë nga artistët e lindur në vitet 80’ të kombit mesdhetar kanë ndërtuar një imazh të Perëndimit përmes vizitave në Itali apo rrjetit televiziv italian. Shkembimet Itali-Shqiperi kanë qenë sigurisht të privilegjuara, e kështu është krijuar një marrëdhënie e thellë midis dy kulturave. Për më tepër, shumë artistë të rinj kanë studiuar në Akademitë e Arteve të Bukura të Italisë dhe kjo ka krijuar një lidhje të dyfishtë, domethene një shkëmbim komunikimi të afërt dhe intim mes dy kulturave. Kjo marrëdhënie është aq e ngushtë saqë privilegjohet në literaturen dhe ekonominë perëndimore.
Nga njëra anë është e vërtetë se shumë artistë kanë marrë distancën nga bota e vjetër komuniste qe kanë gjetur në vendin e tyre, po nga ana tjetër janë jashtëzakonisht kritikë për vendosjen e dhunshme të kapitalizmit në kulturën e tyre. Në veprat e tyre del në pah një kritikë ndaj pushtetit, që është jashtë çdo ideologjie, si dhe evidentimi i marrëdhënieve me shoqërinë dhe pushtetin të cilat denoncohen me inteligjencë në veprat e tyre. Kësisoj ekspozita nxjerr në pah këtë vështrim të dyfishtë midis atyre që jetojnë një realitet të ndryshëm nga ajo që i është trashëguar nga tradita apo dhe historia, si dhe vështirësia për të jetuar një gjëndje dhe stil të ri jete. Arti i ri shqiptar jeton në një dimension të dyfishtë që lejon leximin kritik të botës aktuale, por pa asnjë nostalgji për të kaluarën. Për këtë arsye shpesh dalin në krye forma kritike ndaj pushtetit ekskluziv ekonomik dhe nevoja për të krijuar një vetëdije kritike tek qytetarët, duke mospranuar pa kritikuar mënyrën e jetesës europiane e perëndimore.
Ndryshe nga skena artistike shqiptare e mëparshme, tek artistët shqiptarë të ketij eventi artistik nuk ka asnjë qëllim për të vene ne dukje kontekstin e përkatësisë lokale. Për më tepër del në krye ajo që duhet theksuar në shkallë botërore kufiri midis pushteteve ekonomike të ndryshme dhe pabarazive shoqërore. Tema të tilla si ajo e ksenofobisë, në krahasim me proçeset e përjashtimit ose të përfshirjes, si dhe paraqitja e një lloj arkivi mainstream të mospajtimit të përhershëm. Arti bart kujtimin e prejardhjes por mbi të gjitha një vështrim kritik, një lidhje e dyfishtë që vendos një lloj mirëkuptimi midis spektatorit dhe artistit. Çdo kapërcim etnik-kulturor shihet jo në sensin e një pranimi jokritik të gjendjes aktuale, por si ballafaqim midis utopisë së botës pas rënies së komunizmit dhe realitetit të vërtetë të pushtetit gjithnjë e më ekonomik se sa ideologjik apo me vizion alternativ për botën.
San Giovanni Valdarno, Arezzo, Casa del Masaccio.
Hapja e ekspozites: te shtunën, 13 nëntor 2010- 1 Dhjetor 2010.
ARTKONTAKT
Partner i 48 hour project ( vizito http://www.48hourfilm.com/
Nga 11-13 Qershor 2010, Tirane
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.