Festivali Artit në Lëkurs

posted in: Aktivitete | 0

Festivali Artit në Lekurs

Nomadizëm në Art..

Tema e zhvendosjes drejt teritoresh të reja gjeografike dhe intelektuale është nënteksi i kësaj teme. Artistët e sotëm janë “uliksë” modernë. Nëpërmjet mediumeve të ndryshme ato bëjnë një kërkim të vazhdueshëm duke shfaqur vizionin për botën. Raporti i lokales me globalen, raportet etnike në rajonin tonë, paraja, pushteti, erosi, miti janë tematikat e trajtuara nga artistët. Në thelb është një temë që prek identitetin e njeriut dhe vendosmërinë e tij për të qenë në lëvizje dhe lidhje kulturash.

Programi i festivalit

E Diel 24 Gusht

Konferenca e shtypit, Bar “KUKI” (cirkuit arti) Bulevardi Zhan d`Dark,Tiranë, ora 20.00

E merkure 27 Gusht

Kalaja e Lëkursit Ora 18.30

Ceremonia e hapjes së festivalit, koktel për sponsorit, gazetarët, dhe të ftuarit specialë

Ora 20,00

Njohja me punët artistike të artistëve pjesëmarrës;

Aldo Aliprandi projekti RANDOMIZE – videodance live performance

Caterina Margherita instalacion

Elda Katiaj video/instalacion

Ergin Zaloshnja video

Gedmond Lushkaj instalacion

Klodian Deda instalacion

Lubjana Dashi instalacion/performance

Ora 21.30

dance/video performance

Ora 23.30

Dj & Vj performer

E enjte 28 Gusht Hotel Mediteran Ora 21.00

video prezantim “Frafotischenderdick”: Michele Bezzana, Heldi Pema, Eltjon Valle, Bruno Muzzolini ,Fani Zguro

Ora 21,30

performance/danc modern

Këndi poetik; poezi te zgjedhura nga Arjan Leka, president i festivalit “Poeteka”, dhe Krenar Zejno (kritik arti).

Debat për diskutim “a ka rëndësi poezia”

ora 23,30 mbyllja e festivalit me dj performer

Leave a Reply