28 QERSHOR- GJIROKASTER 20:00 (Kalaja e Gjirokastrës)
30 QERSHOR-TIRANE 20:00 (Kinemaja Verore Imperial tek Akademia e Arteve)
2 KORRIK-PRISHTINE 20:00 (Amfiteatri ne Gërmi)
Sharmi mahnitës i Anadollit: Poezia e kërcimit të Dervishëve.
3 data, 3 performanca të Dervishëve “Hasan Dede dhe Ashikët Bashkëkohorë të Rumiut” do të realizohen për herë të parë në Shqipëri.
Vallja e sufive mevlevi a quajtur ´sema´ (qielli) vjen për herë të parë në Shqipëri me performancën e ansamblit të fondacionit “Hasan Dede dhe Ashikët Bashkëkohorë të Rumiut”. E perceptuar me kohë si një koncept me ngjyra religjioze, semaja është më tepër një disiplinë muzikore dhe shpirtërore që konsiston në rrotullimin e dervishëve rreth vetes duke simbolizuar lëvizjen e trupit në univers dhe kërkimin e parreshtur të njeriut për t´u kthyer në origjinën e gjithçkaje, çka është Zoti. Më tepër se një doktrinë fetare, ashtu si dhe vetë poezia e Mevlana Xhelaledin Rumit ku ky vallëzim ka gjetur frymëzim, semaja përfaqëson një ritual të urdhrit mevlevi si një rrugë e veçantë e lidhjes së drejtpërdrejtë me krijuesin, ose e shprehjes së përmallimit të njeriut për të. Tek semaja ngërthehen poezia, muzika, e bukura, harmonia estetetike dhe simbolike si dhe vallja si shprehje e aspirimit të shpirtit nëpërmjet trupit.
Vizualisht, vallja e dervishëve rrotullues është një performancë ku dervishët të veshur me fustanella të bardha, rrotullohen rreth vetes në unison me një ritëm muzikor, përmes të cilit synohet kulmi i transhendencës.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.