Art Kontakt Festival 2012

posted in: Aktivitete | 0

Art Kontakt Festival

Festival Ndërkombëtar i Artit Bashkekohor

Kalaja e Ali Pashës (Porto Palermo)

10-12 Gusht 2012


Organizuar nga: Qendra Art Kontakt

Me mbeshtetjen e: Ministrise te Mbrojtjes te Shqiperise dhe Keshilli i Qarkut Vlore

 

Me kontributin e:

Vodafone Albania
Instituti Italian i Kultures
Konsullata Italiane Vlore
Ambasada e Sllovenise
Institui i Kerkimeve Urbana (URI)

Në bashkëpunim me:
Promenade Gallery, (Vlore-Albania)
The Office Contemporary Art Space Affair, (Torino-Italy)
Marco Polo system (Venice-Italy)
Citizens Association Omen Theatre, (Belgrad-Serbi)
Electronic Music Tirana, (Tirane-Albania)
Personal Cinema collective,(Athens-Greece)
Propagando company


Art Kontakt festival ne Porto Palermo eshte nje format unikal per skenen artistike shqiptare, ne forme dhe permbajtje. Eshte nje kombinim i artit vizual avangard dhe performing live me muziken eksperimentale. Ne te ftohen artiste  vizuale te konsoliduar dhe emergjente (te rinj)  me artiste qe luajne tendencat e muzikes eksperimantale elektronike duke krijuar nje hibrid te zhanreve artistike.
Ne kete edicion 2012 do te ftojme edhe studente te fushes se arkitektures qe do te japin ide vizione per nje rikonceptim te zonave ish ushtarake si ajo e Porto Palermos, te cilat mund te shnderrohen ne zona arti dhe prurje kulturash nderkombtare.

 

Pas realizimit të suksesshëm të edicionit të parë të Festivalit “Art Kontakt” në Porto Palermo-Himarë, 2007,  si dhe dëshirës dhe kërkeses te publikut sidomos atij rinor për ta replikuar, Qendra Art Kontakt  realizon edicionin e dytë të këtij festivali.

Edhe ky edicion do të jetë një realitet i gjallë artistik ku do të marrin pjesë artistë nga Shqiperia dhe vendet e rajonit. Do te përdoren gjuhë dhe teknika novative të artit të sotëm.

Në edicionin e parë, ambjenti i realizimit të festivalit u bë kalaja sugjestive e Porto Palermos-(Himarë) e cila u kthye në një laborator artistik dhe mirëpriti ide të reja. Artistë, poetë, performer nga Shqipëria dhe nga vendet përreth “ndërhynë” artistikisht duke u frymëzuar nga konteksi historik/arkitekturor, duke i dhënë një imazh të ri kësaj zone ish-ushtarake. Kjo ndërhyrje artistike ishte një lloj elementi simbolik si “Kali i Trojës”, që u bë metaforë e mrekullueshme e shkëmbimit kulturor si mjet fitoreje për të thyer fortifikime si simbole të luftrave dhe konflikteve.

U rrëfyen dhe u ndanë emocione, mendime, opinione, u filmua, u bënë lidhje me televizione e radio të ndryshme, u realizua një album fotografik, ëndërruam dhe bëmë konkrete një utopi. Krijuam një botë të pasur dhe të ndryshme…

 

Edicioni 2012 synon te hulumtoje impresionet, perjetimet, prespektivat dhe ndjesite qe arti po trajton ne kete moment historik, si rrjedhoje e krizes globale.


Tematikat qe do trajtojë festivali

  • Qender-periferi, cilat periferi, qendra te reja, protagonizma te rinj
  • Interpretimi i transformimeve urbane
  • Angazhimi social dhe shnderrimi estetik
  • Po  zhvillohet sistemi i artit?

Simpoziumet qe do te realizohen: 

  • Gjendja e artit ne kushtet e krizes globale,
  •  Prezantimi i projektit The  MIG@NET
  • Fushat e kerkimit  perfshinë 7 tematika: : Kufijte, Komunikimi dhe Informacioni, Edukimi dhe Njohja, Praktikat fetare,  Levizjet sociale, Konfliketet nderkulturore dhe dialogu.
  • Rehabilitimi dhe promovimi kulturor i zonave ish-ushtarake

Do te realizohet një DVD me dokumentarin artistik te festivalit.

Në ambjentet e brendshme të kështjellës të Porto Palermos do të zhvillohet ekspozita me titull: “Kriza sistemi ndryshime”

Mediumet që do të përdoren: piktura, fotografia, video, instalacionet, performancat.

 

*Gjatë ditëve të ekpozitës do tu shpërndahen pyetësorë vizitorëve të ekspozitës për të njohur interesin e tyre  mbi artin bashkëkohor