Cultour Mirdita

posted in: Aktivitete | 0

Më datë 19 Korrik 2023, ora 11:30-13:00, në Qendrën e femijëve të Rrëshenit, Mirditë, u prezantua përpara mediave dhe publikut projekti “Promovimi I Trashëgimisë Kulturore Përmes Turizmit Krijues dhe të Përvojës ” në Mirditë që po zbatohet nga Art Kontakt dhe EcoKult.
Fokusi i prezantimit të projektit nga ana e Z. Andi Tepelena, themelues dhe drejtorit ekzekutiv i ArtKontakt, ishte roli i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të Mirditës në punësimin, rritjen ekonomike,dhe kohezionin social të zones. Në këtë takim morën pjesë dhe përfaqësuesja e UNOPS Albania Znj Fiorela Shalsi e cila prezantoi programin EU4Culture si dhe organizata “CEAPAL” e cila prezantoi projektin “Evidentimi, Digjitalizimi dhe Promovimin i ofertës turistike, bazuar në trashëgiminë kulturore të Mirditës” si dhe organizata “Tek Bunkeri” me projektin “Kultura për zhvillim të qëndrueshëm: Potenciali i pashfrytëzuar”.

Aktivitetet të tjera:

  • Hartëzimi i elementëve të trashëgimisë kultuore materiale dhe jomateriale në Mirditë
  • Rekomandime për Politika Publike për Bashkinë Mirditë
  • Trajnim i trajnerëve për artizanët
  • Trajnim për media sociale dhe marketing
  • Krijimi i tre itinerarëve kulturorë të truzimit të përvojës
  • Organizimi i panairit artizanal në qytetin e Rrëshenit
  • Ekspozitë fotografike në “House of Europe”, Tiranë
  • Mbyllje e projektit

Art Kontakt dhe EcoCult po zbatojnë projektin “Cultour Mirdita” në Mirditë në kuadër të programit EU4Culture Albania, me financim të Bashkimit Europian, zbatuar nga UNOPS Albania, në bashkëpunim me Ministria e Kulturës.