Më 27 Janar 2024 u finalizua projekti “CulTour” me ekspozitën “Mirdita në Fotografi” në Pallatin e Kulturës Rrëshen.
Qytetarë të shumtë vizituan ekspozitën fototografike dhe diskutime të shumta u mbajtën gjatë ekspozitës ku u prekën tematika si elementët etnografike të zonës, artizanati dhe promovimi i Mirditës jo vetëm për natyrën e bukur, por dhe trashëgiminë kulturore. Në fund të aktivitetit, drejtuesi i projektit z. Andi Tepelena i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë, z. Albert Mëlyshi dokumentin me rekomandime për nxitjen dhe mbështetjen e turizmit bazuar në vlerat e trashëgimisë kulturore.
Itineraret e këtij projekti të promovuara në fillim të muajit Janar 2024 në hollin e “House of Europe” morën vëmendjen e publikut kryeqytetas në këtë ekspozitë.
Projekti ‘Cultour Mirdita’ ka për qëllim t’ju njohë me këtë krahinë të pasur në bukuri e kureshti, si dhe t’jua lehtësojë zbulimin e saj, në mënyrë që të keni mundësinë të hidhni hapat e parë të një udhëtimi të frytshëm e interesant. Ju ofrojmë tri shtigje a itinerare të ndryshme, të cilat do t’ju paraqesin pak prej larmisë turistike e kulturore të Mirditës.
vizitoni https://cultourmirdita.al/
Aktivitete të realizuara:
- Hartëzimi i elementëve të trashëgimisë kultuore materiale dhe jomateriale në Mirditë
- Rekomandime për Politika Publike për Bashkinë Mirditë
- Trajnim i trajnerëve për artizanët
- Trajnim për media sociale dhe marketing
- Krijimi i tre itinerarëve kulturorë të truzimit të përvojës
- Organizimi i panairit artizanal në qytetin e Rrëshenit
- Ekspozitë fotografike në “House of Europe”, Tiranë
- Mbyllje e projektit, Pallati i Kulturës, Rrëshen-Mirditë
Art Kontakt dhe EcoCult zbatuan projektin “Cultour Mirdita” në Mirditë në kuadër të programit EU4Culture Albania, me financim të Bashkimit Europian, zbatuar nga UNOPS Albania, në bashkëpunim me Ministria e Kulturës.