http://www.redproject.eu

Prej 21 Prill-2 Maj u zhvillua workshopi “ Rrënjët e Dizajnit Europian” duke mbledhur në një tryezë të rrumbullakët student, kuratorë dhe specialist të dizajnit.
“Rrënjët e Dizajnit Europian” është një projekt I bazuar në Programin e Bashkimit Europian për Kulturën ( 2007-2013)
Gjatë ditëve të workshopit studentët u njohën me konceptet bazë të artit tradicional. Ndikimet nga kulturat e tjera dhe arritjen në një traditë të mirëfilltë shqiptare. Aspekti tjetër I diskutuar ishte se si kjo traditë rezultoi e suksesshme në jetesën e shqiptarëve.
Në përfundim të workshopit të gjithë studentët arritën të krijonin një produkt origjinal të vetin duke ndërthurur dizajnin modern me atë tradicional.
Mundësia e tyre për të paraqitur këto produkte ishte gjatë dative 27-29 shtator në Panairin e Artizanatit në Gjirokastër. Hapja e Panairit u zhvillua pranë Bashkisë së qytetit duke ftuar të gjithë prodhuesit e produkteve artizanale dhe jo vetëm të mërrnin pjesë në stendat e vendosura përgjatë Pazarit të qytetit.
Edhe studentët tanë kishin një zonë të përcaktuar ku mund të prezantonin produktet e tyre dhe pse jo ti shisnin këto produkte.
Gjatë ditës së dytë të Panairit u zhvillua një tavoline e rrumbullakët ku u ulën sëbashku gazetarë, specialist të artizanatit dhe traditës, specialist të huaj të trashëgimisë. Pjesëmarës të kësaj tavoline ishin dhe dy përfaqësues të zyrës Art Kontakt ,Antuela Gjata/ koordinatore projektesh dhe Silvana Nini/ specialiste e dizajnit, që prezantuan ruajtjen dhe zhvillimin e traditës shqiptare por edhe futjen e elementëve tradicional në objektet e përdorimit të përditshëm, por gjithmonë duke ruajtur cilësinë e tradicionales dhe duke I dhënë prakticitet objekteve nëpërmjet modernes.
Produktet qëndruan të shfaqura për dy ditë gjatë Panairit që kushdo mund ti shihte dhe pse jo edhe ti blinte. Në fund të Panairit u shpërndanë edhe cmimet për produktet më të mira.

CAM00658

CAM00673

CAM00678

CAM00679

DSCF5484
———————————————————————————————————————————————

U zhvillua nga datat 21 prill- 2 maj 2014, “Rrënjët e Dizajnit Europian” duke mbledhur sëbashku në një tavolinë të rrumbullakët, studentë, kuratorë dhe specialistë të dizajnit.

Ky workshop u kurua dhe u prezantua nga Ardi dhe Arjela Kule, me pjesëmarrjen e të ftuarit nga Hungaria Vass Marton. Dy ditët e para të ëorkshopit iu dedikuan kulturës, historisë dhe punimeve artizanale të Hungarisë. I ftuari hungarez bëri një prezantim të punimeve te tekstilit, dhe ndikimin që kanë ato në kulturën hungareze. Në të njëjtën kohë edhe studentët filluan të përgatisnin produktet e tyre tekstile e tyre sipas stilit hungarez.

Në ditët në vazhdim, fjala iu dha kuratorëve Ardi dhe Arjela Kule. Tema e prezantuar nga Ardi Kule ishte “Të kuptuarit e artit tradicional”. Në këtë mënyrë studentët arrinin të mësonin konceptet bazë të artit tradicional dhe të kuptonin që arti nuk ka kufij të mirëfilltë dhe se asnjë komb nuk mund të pretendojë se ka një art tradicional të mirfilltë. Por që ky lloj arti del përtej racave, politikave, qeverive, fesë. Ky konkluzion doli nga krahasimi i kulturës Shqiptare dhe vendeve të cilat kanë qënë për një kohë ë gjatë nen pushtimin e Perandorisë Otomane.

Tema tjetër u prezantua nga Arjela Kule, titulluar ” Tradita si një mënyrë e suksesshme jetese”. Në këtë takim u prezantua sesi Napoletanët apo qytetarët e pjesës jugore të Italisë e kanë shndëruar traditën në atë që është quajtur si kultura më ndikuese në mënyrën ë të jëtuarit, të të ushqyerit dhe të të veshurit.

U prezantua mënyra e të bërit të objekteve të luksit me dorë, përgatitja e ushqimeve, rrobaqepsia etj. Të gjitha të analizuara sipas rastit.

U bë një prezantim i përbashkët nga Ardi dhe Arjela Kule me temë “Zhvillimi i produktit”, për të pasur mundësinë edhe vetë studentët të vendosnin në praktikë ato që u përfituan gjatë ëorkshopit.

Për te bërë mbylljen e trajnimit mbi dizainin dhe për ti parë të mishëruara në material dhe në produkte gati për tu shitur, u zhvillua edhe vizita në pazarin dhe në muzeun e Krujës, ku studentët paten mundësi ti analizonin gjërat më nga afër dhe ti qëmtonin me një sy kritik.

Java e fundit e workshopit Rrënjët e Dizajnit Europian” i’u dedikua pjesëmarrësve për t’i ndihmuar të përgatisin produket e tyre artistike.

Projekti do te finalizohet me realizmin e një eskpozitë të punimeve të realizuara nga pjesëmarrësit në këtë ëorkshpo mbi marrëdhëniet e traditës me dizainit.

U zhvillua nga datat 21 prill- 2 maj 2014, “Rrënjët e Dizajnit Europian” duke mbledhur sëbashku në një tavolinë të rrumbullakët, studentë, kuratorë dhe specialistë të dizajnit.

Ky workshop u kurua dhe u prezantua nga Ardi dhe Arjela Kule, me pjesëmarrjen e të ftuarit nga Hungaria Vass Marton. Dy ditët e para të ëorkshopit iu dedikuan kulturës, historisë dhe punimeve artizanale të Hungarisë. I ftuari hungarez bëri një prezantim të punimeve te tekstilit, dhe ndikimin që kanë ato në kulturën hungareze. Në të njëjtën kohë edhe studentët filluan të përgatisnin produktet e tyre tekstile e tyre sipas stilit hungarez.

Në ditët në vazhdim, fjala iu dha kuratorëve Ardi dhe Arjela Kule. Tema e prezantuar nga Ardi Kule ishte “Të kuptuarit e artit tradicional”. Në këtë mënyrë studentët arrinin të mësonin konceptet bazë të artit tradicional dhe të kuptonin që arti nuk ka kufij të mirëfilltë dhe se asnjë komb nuk mund të pretendojë se ka një art tradicional të mirfilltë. Por që ky lloj arti del përtej racave, politikave, qeverive, fesë. Ky konkluzion doli nga krahasimi i kulturës Shqiptare dhe vendeve të cilat kanë qënë për një kohë ë gjatë nen pushtimin e Perandorisë Otomane.

Tema tjetër u prezantua nga Arjela Kule, titulluar ” Tradita si një mënyrë e suksesshme jetese”. Në këtë takim u prezantua sesi Napoletanët apo qytetarët e pjesës jugore të Italisë e kanë shndëruar traditën në atë që është quajtur si kultura më ndikuese në mënyrën ë të jëtuarit, të të ushqyerit dhe të të veshurit.

U prezantua mënyra e të bërit të objekteve të luksit me dorë, përgatitja e ushqimeve, rrobaqepsia etj. Të gjitha të analizuara sipas rastit.

U bë një prezantim i përbashkët nga Ardi dhe Arjela Kule me temë “Zhvillimi i produktit”, për të pasur mundësinë edhe vetë studentët të vendosnin në praktikë ato që u përfituan gjatë workshopit.

Për te bërë mbylljen e trajnimit mbi dizainin dhe për ti parë të mishëruara në material dhe në produkte gati për tu shitur, u zhvillua edhe vizita në pazarin dhe në muzeun e Krujës, ku studentët paten mundësi ti analizonin gjërat më nga afër dhe ti qëmtonin me një sy kritik.

Java e fundit e workshopit Rrënjët e Dizajnit Europian” i’u dedikua pjesëmarrësve për t’i ndihmuar të përgatisin produket e tyre artistike.

Projekti do te finalizohet me realizmin e një eskpozitë të punimeve të realizuara nga pjesëmarrësit në këtë workshop mbi marrëdhëniet e traditës me dizainin. DSC_7231DSC_7274 DSC_6774 DSC_6798 DSC_6799 DSC_6806 DSC_6817 DSC_6861 DSC_7053