Në vazhdim të projektit “Cirku si një mënyrë jetese”, pjesa e dytë e tij u zhvillua në Varazdin, Kroaci, në datat 15-24 prill.
Pjesëmarrës nga Shqipëria ishin 6 të rinj. Projekti synonte t’u mësonte të rinjve: pantomima, aktrim edhe si të shprehnin ndjenja dhe emocione të ndryshme me anë të mimikës.
Trajnimi u zhvillua në ambjente të mbyllura, në katin e dytë të hotelit ku ishin vendosur të gjithë pjesmarrësit nga vende të ndryshme të Ballkanit. Trajnimi fillonte në orën 09:00 dhe përfundonte ne orën 14:00, me dy pushime 15 minutëshe midis oreve. Trajnimi u zhvillua nga dy trajnerë profesionistë grek, pjesëtarë të grupit “Helix Street Theatre” Katerina Vardakastani dhe Tatou Angeliki Dede. Të gjitha materialet ishin të siguruara nga organizatorët e projektit.
Në përfundim të pjesës së parë të trajnimit, e cila zgjati 5 dite, u zhvillua performance “Engjëjt” dedikuar festes së Pashkëve, duke përcjellë mesazhin: “Të dhurojme sa me shumë dashuri, me anë të buzëqeshjeve, përqafimeve dhe urime të shkruara në pusulla”.
Të gjithë performuesit ishin veshur si ëngjëj – klloun, që të përshtateshin me atmosferën e Pashkës.
Pjesa e dytë e trajnimit.
Në fund të pjesës së dyte të trajnimit u zhvillua edhe performanca finale në qendër të qytetit, e cila kishte edhe tre miniperformanca që paraprinte performancën për të cilët të rinjtë ishin përgatitur për 5 ditë me rradhë.
• Miniperformanca e parë lidhej me kërcim, akrobaci dhe xhonglime,
• E dyta me kitarë dhe kërcim dhe e
• E treta, por jo më pak e rëndësishmja ishte Parada.
• Performanca finale zgjati rreth 45 minuta.
Gjate të dyja pjesëve të trajnimit caktoheshin edhe detyra të ndryshme që lidheshin me ato cka të rinjtë mësonin aty dhe që shfaqnin aftësitë krijuese pa ndihmën konkrete të trajnerëve.
Grupi nga Shqiperia realizoi tre performanca të cilat u përgatitën per 15 minuta
1. Skena që përsëritet ( e cila ishte vetëm pantomime, ku demonstroheshin aftësitë e grupit për të shprehur ndjenja të ndryshme si të qeshurat, të qarat, ngathtësine dhe shpejtësinë)
2. Ishte detyra e pare që iu ngarkua grupit, ku do të krijonin brenda 15 minutash një situate komike, sigurisht me pantomime, me temën “Vështirësitë e të pikturuarit në plazh – komedi”.
3. Miniperformanca xhonglim – kërcim – akrobaci.
Përfitimet e grupit:
• U përmirësuan njohuritë dhe aftësitë rreth cirkut (pantomime).
• U fitua eksperiencë në përballjen me skenën dhe publikun, si dhe emocionet në një vend të huaj.
Kjo eksperiencë do ti ndihmoje këta të rinj në aktivitetet e tyre të artit në rrugët e qyteteve të Shqipërise .